Dhuna në familjet shqiptare është një fenomen shqetësues, që e ndeshim thuajse çdo ditë anekënd vendit. Një tjetër rast është regjistruar në Durrës, ku pre e dhunës ka rënë një 27-vjeçar. Sipas policisë, ai është dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga vjehrri i tij.
Policia njofton “Më datë 29.07.2017, ora 19:00, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin E. S. 27 vjeç, banues në Durrës, pasi vjehrri i tij, shtetasi R.M. 43 vjeç, banues në Durrës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.”





