Një i ri 21-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë dy nxënës të një shkolle fillore në Duisburg të Gjermanisë ditën e sotme
Raportohet se autori kishte njoftuar se do të kryente aktin e rëndë një javë më parë në një bisedë në rrjetet sociale.
Mësohet se autori i plagosjes së dy fëmijëve, 9 dhe 10 vjeç, ishte raportuar më herët në policinë e Bavarisë në janar dhe ishte planifikuar të bëhej një kontroll ndaj ti, por ky kontroll nuk u krye kurrë.
Sipas mediave në Gjermani i riu gjermano-bullgar ishte një adhurues i vrasësve serialë, gjë që besohet se e ka shtyrë atë më tej drejt plagosjes së kryer.
Sakaq, mësohet se pasi plagosi dy fëmijët e mitur, një kalimtar i rastit ka tentuar ta ndalojë atë, ndërsa ka qenë babai i autorit ai që ka larguar armën e krimit nga duart e 21-vjeçarit.
Dy fëmijët, të cilët u goditën me thikë pranë kokës dhe qafës, u plagosën rëndë, por tani nuk gjenden në rrezik për jetën.