Një 62-vjeçar në Kavajë ka denocuar në polici se i biri, është larguar nga banesa me automjetin e vet dhe nuk është kthyer më.
“Më datë 24.09.2024, në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasi Xh. K., 62 vjeç, banues në Kavajë, se më datë 23.09.2024, është larguar nga banesa, me automjetin e vet, djali i tij, shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Kavajë, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 31-vjeçarit.”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.