Ismet Xhani, nga Luzi i Kavajës u vra pas sherrit për një plep nga bashkëfshatari i tij, Xhevdet Saraçi.
Nëna e tij është në gjendje të tronditur. Ajo akuzon spitalin që nuk i dha ndihmën e shpejtë të birit dhe policinë që sipas saj e la autorin të shëtiste me armë.
“Spitali i Kavajës nuk kishte garza, ia kam fshirë gjakun me mëngë djalit. Nuk kishin as oksigjen, ma orën në qafë djalin ma vrau policia dhe spitali”, kështu deklaron me lotësh nëna e 30-vjeçarit të vrarë në qëndër të fshatit Luz në Kavajë. “Ju thashë më ndihmoni, po nuk e preku askush!
Ma vrau djalin polcia, ai shëtiste me armë, policia e dinte, por nuk ia kishte marrë armën. E çova në spitalin e Kavajës, ishte i ngrohtë djali. Po nuk kishin garza. E morën e hodhën në ambulancë dhe e sollën në Durrës. Ku ta gjej djalin se më ka lënë një fëmije 3 muajsh. E kam rritur me 100 halle”, deklaroi nëna me lotësh me ulërimash në morgun e spitalit të Durrësit. K.H