Një i ri nga Gjirokastra është dërguar me urgjencë në Tiranë në gjëndje të rëndë shëndetësore, për shkak se ka pirë të gjitha ilaçet me të cilat kurohej.

 Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në banesën e djalit.

Kanë qenë familjarët e 24 vjeçarit I.Dalipi që e kanë gjetur në gjëndje kome dhe e kanë dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Gjirokastrës dhe më pas është kërkuar ndihma e helikopterit për ta përcjellë në Tiranë ku do i nënshtrohet mjekimit të specializuar.

Paraprakisht dyshohet se i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike.