Dhunon babanë, i dëmton dhe makinën dhe përfundon në pranga.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 7 të Durrësit, ku specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 28 vjeç.
Policia informon se i riu pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i ka dëmtuar atij dhe automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





