Një 20-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas.

Shkak për arrestimin e të riut është bërë një letërnjoftim i dyshuar si i falsifikuar të cilin ai e kishte me vete.

"Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi ky shtetas do të udhëtonte në dalje nga R.SH., dhe nga kontrolli në vijën e dytë i bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare iu gjet një letërnjoftim italine e dyshuar si e falsifikuar," shkruhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i tij u bë për "Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Falsifikim të Dokumentave", parashikuar nga nenet 189 dhe 186 të Kodit Penal.