“Unibasket Lanciano [Itali] ka kënaqësinë të njoftojë grumbullimin e sportistit Eraldo Nikoçi në kombëtaren e basketbollit për të rritur të Shqipërisë. Basketbollisti i ri, me origjinë nga Durrësi është përfshirë nga trajneri i ekipit kombëtar Afrim Bilali, në listën e sportistëve që do të marrin pjesë për të dy ndeshjet – të enjten, më 20 shkurt 2020, kundër Portugalisë dhe të dielën,më 23 shkurt 2020, kundër Qipros, të vlefshme për para-kualifikueset evropiane dhe Botërorin FIBA në vitin 2023”, njofton përmes një komunikate për mediet, Simone Cortese, nga zyra e shtypit të klubit të basketbollit Unibasket Lanciano, ku aktivizohet i riu nga Durrësi.

Për Nikoçin kjo është mundësia e parë me kombëtaren e të rriturve, ndërsa gjithmonë me kuqezinjtë e Vendit të Shqiponjave, ai kishte qenë verën e kaluar, protagonist në Evropianin U-20 të Divizionit B të luajtur në Portugali, duke udhëtuar me një mesatare prej 9.8 pikë dhe 6.8 kërcime për lojë.

“Urimet më të mira për Eraldon nga i gjithë grupi Unibasket”, e mbyll komunikatën për shtyp Simone Cortese, raportojnë mediet e vendit fqinjë.