20 korrik 2015 – Dhunohet dhe goditet në kokë me qytë pistolete një djalë 20 vjeç nga Durrësi.
Një ndër autorët e këtij krimi, Enlido Domi, 28 vjeç nga Durrësi u arrestua në flagrancë, ndërsa autori tjetër, shtetasi K.P., 40 vjeç, banues po në Durrës, është në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij.
“Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit G.S. 20 vjeç, banues në Durrës, të cilin e kanë goditur me qytë pistolete në kokë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për ngjarjen në fjalë, Domi së bashku me 40-vjeçarin në kërkim do të hetohen nga Prokuroria e Durrësit për dy vepra penale: “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në bashkëpunim.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/