Një i ri nga fshati Shkallë i Manzës në Durrës është kapur me një sasi të konsiderueshme kanabisi në banesë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Andi Hoxha, 21 vjeç.

“Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa”, informon policia e Durësit.

Ndaj 21-vjeçarit rëndon vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.