Në prag të festës së Shpalljes së Pavarësisë, në hyrje të Parkut të Viroit, në Gjirokastër është duke u përgatitur një pikturë murale me imazhet e 17 figurave patriotike, duke përfshirë edhe ata gjirokastritë.

Realizmi i kësaj muraleje me gjatësi rreth 70 metër po mundësohet nga i riu Bledar Cakalli nga Sukthi i Durrësit.

Bledari shprehet se ndihet i emocionuar ndërsa punon për muralen në këtë atmosferë të Festave të Nëntorit.

Ai nisi realizimin e muraleve me simbolika patriotike fillimisht në zonën e plazhit në Durrës, për të vijuar me murale edhe në zona të tjera të vendit.

Muralen e Gjirokastrës e cilëson një kontribut me vlerë për promovimin e veprës së patriotëve në shërbim të çështjes kombëtare.