Një person nga Durrësi është arrestuar në Fushë-Krujë pasi ka plagosur me thikë një banor të këtij qyteti.
Në pranga ka rënë Luan Tara 26 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ka qëlluar me thikë në trup shtetasin L.Xh. 28 vjeç banues në Fushë-Krujë.
Policia e Durrësit informon se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy protagonistëve.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa i riu nga Durrësi do të përballet me drejtësinë nën akuzat e “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje e armëve të ftohta”.





