Ndodhej në Dhërmi për të pushuar, por abuzimi me pijet alkoolike e ka çuar pas hekurave.

Kështu i ka ndodhur 24-vjeçarit nga Durrësi K.Q., i cili, duke drejtuar mjetin tip 'Fiat Punto', nën efektin e pijeve alkoolike, ka goditur një tjetër mjet.

Policia e Vlorës ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar në flagrancë të rin 24-vjeçar.

Tashmë, ai do të jetë i detyruar t’i kalojë pushime në qeli!