Një i ri nga Shijaku është arrestuar pasi u kap me kanabis me vete, dhe gjatë një kontrolli më pas në banesën e tij, uniformat blu gjetën sërish lëndë narkotike.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin O. Shahini 23 vjeç, banues në Shijak.

Më datë 09.05.2017, gjatë kontrollit fizik iu gjet në xhep një boçe e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 138.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.