Një ditë më parë, një 36 vjeçar nga Shijaku ka nisur të ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga policia për konsumimin e dy veprave penale.
Sipas njoftimit të komisariatit të policisë Shijak, 36-vjeçari B.A. akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Policia nuk jep detaje më të hollësishme përsa i përket personit/ve që mund të jenë kanosur nga 36-vjeçari apo se çfarë arme të ftohtë mbante me vete shijaksi.
Gjithsesi, çështja i ka kaluar prokurorisë së Durrësit për hetim më të hollësishëm.





