Një 25-vjeçar nga Shijaku ka plagosur kushëririn e tij me shkop në kokë, pas një konflikti mes tyre.
Ngjarja është shënuar një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku Altin Meta, 25 vjeç, banues në Sallmone, ka plagosur kushëririn e tij 41-vjeçar A.M.
“Më datë 30.08.2016, në autostradën Tiranë-Durrës, në rrugë, pranë urës së lumit Erzen, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me shkop në kokë shtetasin A.M. 41 vjeç, banues në Sallmone. Shtetasit e mësipërm janë kushërinj me njëri-tjetrin”, bën të ditur policia.
Sipas hetimeve të policisë, shkak i sherrit ka qenë një kërcënim me thikë që i plagosuri i ka bërë vëllait të autorit. 41-vjeçari A.M. ka kërcënuar me thikë vëllanë e të arrestuarit, shtetasin B.M. 23 vjeç, sqaron policia e Durrësit.
Pas ngjarjes, 25-vjeçari u arrestua, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe “Dhunës në familje”. Ndërsa ndaj të plagosurit filloi procedimi penal në gjendje të lirë për “Kanosje”.





