Policia ka shpallur në kërkim një të ri nga Shijaku, pasi akuzohet se ka shtënë me armë ndaj një 42-vjeçari.

Po punohet për kapjen e shtetasit I.K., pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi G.K, 42 vjeç, banues në fshatin Koxhas.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Erzeni”, ku dyshohet se i riu ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.