Një konflikt mes dy të rinjve në Gjirin e Lalëzit ka degjeneruar deri në konfrontim fizik.
Protagonistë të tij kanë qenë një 28-vjeçar nga Shijaku, shtetasi M.J. dhe 27-vjeçari A.Ç. banor i Hamallajt.
Pasi janë konfrontuar verbalisht, i riu nga Shijaku ka përdorur edhe grushtat ndaj 27-vjeçarit A.Ç.
Mësohet se ky i fundit ka marrë plagë të lehta, ndërsa ndaj 28-vjeçarit nga Shijaku policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për “Plagosje e lehtë me dashje”.





