Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar i cili u denoncua nga një vajzë e re 5 vite më e vogël, e cila pretendon se është përdhunuar prej tij.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 31 vjeç, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26-vjeçare”,– njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.





