Një 24-vjeçar italian ka përplasur 3 shqiptarë që po shkonin në punë në fusha me biçikletat e tyre.
Si pasojë e këtij aksidenti, një prej shqiptarëve, i moshës 26-vjeçar, ka humbur jetën, ndërkohë që shoferi i makinës është larguar. Dy shqiptarët e tjerë kanë përfunduar në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Pak minuta më vonë, shoferi i automjetit ndaloi për të rregulluar gomën e makinës, dhe pikërisht në atë moment është identifikuar nga policia dhe i janë vënë prangat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit disa ditë më parë, por u raportua sot nga mediat italiane.





