Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.13 në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë një 22-vjeçar duke drejtuar makinën tip “Smart” ka aksidentuar një 33-vjeçare, e cila po lëviste me biçikletë.

Mësohet se e plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 29.10.2021, rreth orës 15:20, në lagjen Nr.13 Durrës, mjeti tip “Smart” me drejtues shtetasin B. D., 22 vjeç, ka aksidentuar shtetasen K. B., 33 vjeçe, e cila ishte duke qarkulluar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes shtetasja K. B, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave te aksidentit.