Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Mësohet se një 21-vjeçar ka përplasur këmbësorin me emrin Pal Bicuku.

Nga aksidenti i moshuari ka ndërruar jetë, ndërkohë që i riu është shoqëruar në Polici.    

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:35, në lagjen Draçin, shtetasi V. D., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Pal Bicuku, 70  vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.