Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar ditën e sotme, kur një automjet tip “Fiat” ka aksidentuar një këmbësore 65-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Shtëpanjë, në aksin rrugor Cërrik- Gramsh.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është 65-vjeçarja me iniciale F.XH. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.12.2017 në aksin rrugor Cërrik-Gramsh në fshatin Shtëpanjë shtetasi A.Xh., rreth 23 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë duke drejtuar mjetin tip "Fiat" me targa AA 461 EN ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësoren shtetasen F.Xh., 65 vjeçe banuese në fshatin Shtëpanjë.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.





