Një 30-vjeçar ka plagosur me thikë një 32-vjeçar në Tiranë. I lënduari është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia po vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.