Tmerr në një familje në Elbasan, ku janë regjistruar dy persona të plagosur.

Një i ri 35-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain dhe kunatën e tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”.

Sipas policisë, në pranga u vu shtetasi Altin Illiu, pasi akuzohet se ka goditur me thikë vëllain e tij shtetasin G.I., 43 vjeç dhe kunatën e tij shtetasen M.I., 39 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Altin Illiu, 35 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, në banesë pas një konflikti të momentit me familjarët  ka goditur me thikë vëllain e tij shtetasin G.I., 43 vjeç dhe kunatën e tij shtetasen M.I., 39 vjeçe.

Shtetasi G.I., ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën ndërsa bashkëshortja e tij shtetasja M.I, pasi ka marrë mjekim në spitalin Kirurgjik Elbasan është larguar për në banesë.

Grupi hetimor gjatë kontrollit të banesës ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materilale thikën me të cilën  Altin Illiu goditi vëllain dhe kunatën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88  dhe 279 të  Kodit Penal.