Andrea Memollari, i cili i mori jetën sportistjes së njohur të Qitjes, Dhurata Priftit, është arrestuar në mars të vitit 2015, pasi tentoi të korruptonte një punonjës të Policisë Rrugore.

20-vjeçari Memollari u kap duke ecur me shpejtësi dhe gjithashtu nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore.

Pasi u ndoq dhe u ndalua nga policia, 20-vjeçari tentoi t’i korrupton oficerin duke i ofruar 500 lekë.

Andrea Memollari i lindur në mars 1996 në Corovodë dhe banues në Tiranë, rezulton se e ka marrë lejen e drejtimit në gusht të vitit 2014.

Në videon e publikuar më poshtë, marrë nga profili i djalit në rrjetet sociale, shihet se ai kishte pasion shpejtësinë. Këtu ai ka filmuar ecjen me makinë me mbi 200 km/orë.