Pasditen e djeshme një 27-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës, me një plagë në bark të shkaktuar nga një mjet prerës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një sherri në zonën e quajtur “Trekëndëshi” në Korçë, ku gjatë përleshjes i riu ka mbetur i plagosur.
Sipas burimeve policore bëhet me dije se forcat blu të komisariatit të Korçës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit,i cili është shpallur në kërkim. Në total janë 3 persona të shpallur në kërkim.
Mësohet se njëri prej tyre ka goditur 27 vjeçarin me thikë ndërkohë që dy të tjerët janë shpallur në kërkim pasi nuk kanë kallëzuar krimin.
Po punohet për kapjen e autorëve ndërkohë që i riu i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.





