Mania e njerëzve për të bërë foto edhe pranë ngjarjeve të rënda nuk ka të ndalur.

Kështu ka ndodhur me një të ri italian që ka shkrepur një selfie, ku në sfond dukej një grua që sapo ishte shtypur nga treni.

Fotoja ku duket i riu që shkrep një selfie është realizuar nga gazetari italian Giogio Lambri dhe është botuar sot në të përditshmen Libertà. Ndërkohë, ngjarja ka ndodhur në 26 maj.

Mësohet se gruaja që është përplasur nga treni ka humbur njërën këmbë, ndërkohë që të riut, pasi është identifikuar, i është kërkuar nga autoritetet të fshijë foton nga celulari. Kërkesa duket se është pritur me protesta nga i riu, që gjithsesi ka pranuar ta fshijë foton.

Ai nuk rrezikon ndonjë procedim, pasi nuk ka kryer vepër penale.