2 dhjetor 2014 –  Elton Hysenit vetëm 20 vjeç, i eci me të vërtetë ters. Ndërsa po shiste doza hashishi pranë një diskoteke, një karabinier jashtë shërbimit (po shkonte në diskotekë me të dashurën) i vuri prangat. Më pas karabinierët kontrolluan banesën e Eltonit në qytezën e Kjavarit (Chiavari) afër Gjenovës.

Në banesë gjetën 62 gramë të tjerë hashish, një peshore elektronike precizioni dhe materiale për ambalazhimin e drogës. Karabinierët po hetojnë për të zbuluar grosistin, që e furnizonte Eltonin me drogë.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/