Një i ri shqiptar është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Loano, Kuneo, Itali.
Shqiptari me inicialet R. M., 23 vjeç kishte hyrë për të vjedhur në një shtëpi dhe në tentativë për të ikur ka rënë nga ballkoni i apartamentit.
Bashkë me të ka qenë edhe një tjetër shqiptar i cili është arratisur.
Ata ishin futur në një apartament për të vjedhur, por pronari ishte kthyer duke bërë që ata të ja mbathnin. Por për 23-vjeçarin, tentativa e largimit nuk rezultoi e suksesshme.





