Policia gjermane ka gjetur kufomën e një shqiptari ditën e hënë në liqenin Anglersee të qytetit Erbach. Sipas mediave gjermane, bëhet fjalë për Xhoi Musajn, 19 vjeç, i cili u gjet nga kalimtarët që njoftuan policinë.

Ai u gjet nga dëshmitarët i mbytur në liqen, ndërsa pas autopsisë rezultoi se 19-vjecari shqiptar është dhunuar dhe keqtrajtuar dhe më pas është hedhur në liqen.

Xhoi Musaj ka jetuar në Steinfurt të Nordrhein-Westfalen dhe nga mesi i prillit kishte shkuar me tren në drejtim të Gjermanisë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes së rëndë.

Policia gjermane ka vendosur një shpërblim 3 mijë euro për këdo që ka informacion të vlefshëm që çon në identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Personat që kanë informacion mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 0731/1880, ndërsa ruhet anonimati.