Një i ri shqiptar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, ka ndërruar jetë, teksa po udhëtonte me makinën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Trento” në Parma të Italisë. Siç shkruajnë mediat lokale, i riu shqiptar 35 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, po udhëtonte me makinën e tij, kur ka humbur kontrollin.

Ai është përplasur me një makinë që po vinte përballë tij. Menjëherë atij i është dhënë ndihma e parë duke u dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën, bën të ditur.

Sipas policisë, dyshohet se shqiptari ka pësuar goditje nga ndonjë sëmundje para se të ndodhte aksidenti i rëndë. E pikërisht në bazë të këtyre, policia thotë se shqiptarit i ka rënë infarkt, gjë që ka sjellë dhe aksidentin.

Gjithsesi do të jetë autopsia që do të zbardhë shkakun e vërtetë të vdekjes.