Një 29-vjeçar shqiptar është kapur me 8.8 kg marijuanë teksa udhëtonte me tren për në Bad Bentheim të Gjermani.
Shqiptari është arrestuar të hënën pasi në valixhen e tij u gjet lënda narkotike, vlera e të cilës është rreth 88 mijë euro.
I riu ka udhëtuar me tren nga Holanda për në Gjermani. Gjatë një kontrolli në Bad Bentheim, agjentët kanë konstatuar se ai fliste në gjuhën shqipe, ndërsa viza tremujore i kishte skaduar.
I dyshuari mohoi se ishte pronar i bagazhit, por dëshmitarët vërtetuan se valixhja ishte e tij. Gjatë kontrollit, shqiptari u bë gjithnjë e më shumë nervoz, e më pas iu vunë prangat.





