Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar me banim në Asti, pasi u kap me 11 doza kokaine. Siç raportojnë mediat italiane 23-vjeçari shqiptar u kap në Sarcino në provincën e Bergamos.
Arrestimi i tij u bë të premten gjatë një kontrolli policor në automjetin Toyota Yaris, me të cilin shqiptari po udhëtonte. 23-vjeçari u arrestua dhe u transferua në komandën provinciale të karabinierëve për procedura të mëtejshme ligjore.





