Një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në spital në Ankona të Italisë pas një aksidenti rrugor. Francesko Murataj, i njohur nga të gjithë si Franz, u përfshi në një aksident të dielën më mëngjes. I riu humbi kontrollin e motorit tip “Yamaha” dhe u përplas me një autoveturë.

Menjëherë pas aksidentit ndërhynë shërbimet e emergjencës, por Murataj kishte pësuar arrest kardiak. Ai u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën. Por, sot Murataj është ndarë nga jeta.