Një i ri shqiptar ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët në një nga qelitë e burgut “Santa Maria Capua Vetere”, por u shpëtua nga policia.

Mediet italiane shkruajnë se 30-vjeçari tentoi të vetëvritej, teksa është në pritje të daljes në gjyq.

Ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur ngjarjen që mund të ishte fatale për të riun, por ai ka reaguar në mënyrë agresive. Ai u ka kërkuar efektivëve që ta linin të vdiste.

Ngjarja ndodhi natën e shkuar ndërsa shqiptari u transferua për në spital ku edhe mori ndihmën mjekësore.