Në kanalin Youtube “Ask Switzerland” vjen sërish Lionel, këtë herë i shoqëruar nga Leardi, një i ri shqiptar nga Kosova, i veshur me veshje kombëtare shqiptare, në një festë të njohur të zviceranëve “Jodlerfest”.

Shqiptari i ri i këndon më mirë “Jodel” (këngë folklorike baritore zvicerane, diçka e krahasueshme me këngë maje krahu ose këngë me guisht në fyt, nga tradita baritore shqiptare) sesa zviceranët e intervistuar në këte festë.