Një 24-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë në Harburg të Gjermanisë.
Viktima ka marrë plagë të rënda dhe është paraqitur në një spital mbrëmjen e së enjtes.
Sipas informacioneve, shqiptari është përplasur të mërkurën me një 36-vjeçar maqedonas.
Mësohet se agresori dhe viktima kanë përdorur të dy thika.
Ndërsa 24-vjeçari ka pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën, 36-vjeçari ka pësuar një prerje në kokë.
Dy burrat njiheshin me njëri-tjetrin dhe mësohet se janë përleshur edhe më parë.
Ndërkohë edhe një shoqërues 51-vjeçar i maqedonasit ka mbetur i plagosur rëndë nga një goditje me thikë në qafë.





