Një 29-vjeçar shqiptar, i cili vuante dënimin në burgun e Trikalës, ka mbetur i vdekur pas një përleshjeje mëngjesin e sotëm.
Mësohet se i riu shqiptar ka marrë plagë të rënda në gjoks dhe në këmbë nga një sulm me thikë. Pas ngjarjes, i dënuari është dërguar menjëherë për të marrë ndihmën e parë në Spitalin e Trikallas, ku dhe ka ndërruar jetë si pasojë e agresionit.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet lidhur për zbardhjen e ngjarjes. 29- vjeçari është shqiptari i dytë në radhë i vrarë brenda një harku kohor prej 20 ditësh.





