Një shqiptar ka gjetur vdekjen në Islandë, pasi u plagos me thikë nga një bashkëkombas.
Viktima është Klevis Sula, një 20-vjeçar nga Skrapari. Ai u plagos mbrëmjen e 3 dhjetorit në qendër të Reykjavikut. Ai ndodhej në spital, por ndërroi jetë këtë të shtunë, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Sipas mediave vendase, Sula jetonte prej vitesh në Islandë, ku kishte kryer edhe studimet. Ai ishte në shoqërinë e një tjetër të riu kur u përfshinë në një konflikt me një tjetër shqiptar, për arsye ende të panjohura.
Autori shqiptar u arrestua nga policia atje dhe pritet të dalë para gjykatës më 15 dhjetor.





