Një shqiptar i zhdukur prej katër ditësh u mendua se mund të kishte humbur jetën. 24­-vjeçari që jetonte në Venezia të Italisë ishte largua nga shtëpia ku jetonte më vëllain e tij.

Të martën, pas një kërkimi intensiv, me pjesëmarrjen dhe të zjarrfikësve dhe policisë, i riu u gjet në gjendje të mirë shëndetësore në stacionin e trenit.

24-­vjeçari u zhduk vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në Itali dhe kjo e vështirësoi situatën pas humbjes së gjurmëve.

I riu nuk kishte telefon me vete si dhe nuk dinte të komunikonte në italisht. 

Por gjithçka në fund u mbyll me një fund të gëzuar, pasi 24­-vjeçari u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.