Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vorë, ku një 34-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës me armë zjarri.

Sipas burimeve zyrtare, nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Më datë 03.09.2021, rreth orës 04:10, në Vorë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi N. K., 34 vjeç,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shendetit mendor.“, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.