Një i ri është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi transportonte lëndë narkotike dhe nuk iu bind urdhrit të bluve për të ndaluar.

Shtetasi me iniciale V.Gj. 28 vjeç po udhëtonte me makinën tip Volksëagen dhe në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër ku iu kërkua nga policia që të ndalonte.

28-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë dhe tentoi të largohej. Në këtë moment, ai ka hedhur nga dritarja e makinës një qese me kanabis për të fshehur provat. Por policia mundi të sekuestronte qese me drogë dhe të arrestonte të riun.

Ndaj këtij të fundit, janë ngritur akuzat për prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe pastrim i produkteve të veprës penale.