Një pyetje për kombëtaren shqiptare të futbollit i hoqi mundësinë një të riu turk që të fitonte 60 mijë lira në game-show-n “Kush do të bëhet milioner” në Turqi.

Konkurenti i quajtur Xhani, arriti të shkonte deri në pyetjen e 9 por kur u pyet se cilët sportistë u arrestuan në Londër në vitin 1990 para ndeshjes me Islandën, ai dha përgjigjen e gabuar.

Mes katër alternativave, Xhani zgjodhi ekipin e hokejit të Bashkimit Sovjetik, por përgjigjja e saktë ishte skuadra e futbollit e Shqipërisë.

Lojtarët gjatë ndalesës së tyre e kishin quajtur togfjalëshin “Duty free” si falas dhe kishin bërë blerje dhe duke u larguar pa paguar.

Kjo habiti jo vetëm konkurrentin, por edhe prezantuesin Kenan Imirzalioglu, që në Shqipëri njihet si Ezel, i cili u shpreh se as ai nuk e dinte përgjigjen.

I riu nga Ankaraja e humbi mundësinë që të fitonte 60 mijë lira ndërsa u largua në shtëpi me 15 mijë lira.