Një person i identifikuar si Sali Hajdari, 33 vjeç, ka qëlluar veten ditën e sotme me thikë në banesën e tij në qytetin e Elbasanit.
Ai është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë policia ka marrë në pyetje disa persona për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.





