Vidhet me thyerje një lokal në Durrës, arrestohet autori.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sadiku 25 vjeç, banues në Tepelenë.

Ai akuzohet se ka vjedhur me thyerje një lokalin “Lloto Sport” ku ka marë 20.000 lekë.

Lokali është në pronësi të shtetasit A. Ç. 24 vjeç, në lagjen nr. 6, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të ditës së djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.