9 shtator 2015 – Një 51-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ka rënë në humnerë.
Viktima është Sokol Majsa, i cili po kthehej nga festa e “Zojës së Mërturit”, kur i ka rrëshqitur këmba e ka rënë në humnerë te “Përroi i Trovnave” në fshatin Berishë të Pukës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, por 51-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se viktima ka qenë ish-sekretar i Partisë Socialiste në Pukë.
/portali DurresLajm/