Një shqiptar është vrarë jashtë një klubi në Koln të Gjermanisë.
Sipas “BILD”, 25-vjeçari nga Shqipëria nuk jetonte në atë qytet, por kishte shkuar për të vizituar një të afërm.
Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende, por deri më tani prokurori Ulrich Bremer ka bërë me dije se dyshohet se është përdorur një objekt i mprehtë.
Dëshmitarët e gjetën shqiptarin në një pellg gjaku dhe njoftuan menjëherë Policinë, por as ekipet e shpëtimit nuk mundën ta ndihmonin.
Paraprakisht dyshohet se shqiptari është vrarë pas një sherri me një person tjetër, por nuk dihet përse ka nisur përplasja dhe kush është autori i vrasjes.
Një dëshmitar tha për BILD: “Ata fillimisht u zunë brenda, më pas dolën jashtë. Aty pashë që njëri u shemb në tokë.”
Marrë nga: BILD





