Meritan Shabani ka vendosur të luajë për Shqipërinë. Mediet në Kosovë bëjnë me dije se 22 vjeçari i lindur në Gjermani ka pranuar ftesën e Edy Rejas dhe do jetë gati për kuqezinjtë në grumbullimin e radhës.Mesfushori me tipare sulmuese tanimë është pjesë e Wolves në Angli, ndërsa këtë sezon luan në huazim me VV Venlo në ligën elitare të Hollandës.

Për shkak të lëndimit, Shabani nuk ka luajtur me klubin anglez teksa ka zhvilluar pesë ndeshje në Hollandë. Mesfushori ka debutuar edhe me Bayern Munich, teksa ka luajtur edhe dy ndeshje me U-21 e Gjermanisë.