Partizani nuk ka të ndalur në këto ditë të fundit të merkatos së dimri. Pas Laorent Shabanit, “demat” kanë arritur akordin edhe me ish-futbollistin e Teutës, David Fadairo. 25-vjeçari, u aktivizua 19 ndeshje në kampionat me durrsakët dhe 1 në Kupë, teksa regjistroi në total 4 asiste.

Me afrimin e Fadairos, të kuqtë, kanë blinduar krahët e sulmit. Vlen të theksohet fakti se futbollisti u “divorcua” zyrtarisht ditën e sotme me Teutën, teksa në ditët në vijim pritet të vijë zyrtarizimi me ekipin e ri.